#Unevotoj – Kandidatët e Shkodrës në përballje me rininë me datë 10 Prill 2021, ora 18.00.
Z. Benet Beci, kandidat për Shkodrën i Partisë Socialiste do të paraqesë platformën tij përpara rinisë shkodrane.
Kujtojmë se cdo kandidat për deputet në Shkodër mund të propozohet që të behët pjesë e kesaj iniciative.
Iniciativa #Unevotoj zbatohet dhe financohet nga Qendra
Rinore Arka.
BIO
Benet Beci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranes, dega Ekonomi Politike, në vitin 1987.
Në vitin 2003 përfundon programin dy vjeçar “Master në Administrim Biznesi” (MBA) duke mbrojtur tezën “Sistemi bankar në tranzicion, tronditjet dhe mësimet”, pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Nebrasca – Lincoln.
Ka filluar karrierën profesionale në vitin 1987 në Ministrinë e Transporteve, ku ka kryer detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve. Në vitin 1992 fillon të punojë si ekonomist në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë).
Në vitet 1993-1999 vazhdon punën në Bankën Kombëtare Tregtare duke kryer funksione të ndryshme, si: specialist në Departamentin e Letër kredive dhe Financimeve të Huaja, specialist në Departamentin e Administrimit të Fondeve të Huaja, përgjegjës i Sektorit të Kredisë në Departamentin e Financave të Huaja.
Gjatë periudhës Prill 1999 – Qershor 2003, ka vazhduar karrierën e tij profesionale si Drejtor Financiar në Fondin e Financimit Rural, për të vijuar më tej deri në Tetor 2005 si Drejtor Financiar në Unionin e Shoqatave të Kursim Kredisë, institucion financiar i krijuar nga transferimi i aseteve të Fondit të Financimit Rural.
Për periudhën Tetor 2005 – Janar 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Nga Janar 2019 është administrator i KESH sh.a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here