Ambasada Austriake në Tiranë dhe Qendra Rinore ARKA, ka kënaqësinë t’Ju ftojë në dy performanca speciale të kompanisë teatrale austriake „Theater Irrwisch“ në Shqipëri: “Mysafirët e padëshiruar“.

?18 MAJ 2019

12:00 -13:00 

18:30 – 19:30

? Sheshi Nënë Tereza, Shkoder

Një teatër mbi këmbalecë të lartë, i çmendur e i guximshëm. Një teatër mbi këmbalecë me dashuri dhe anarki. „Mysafirë të padeshiruar“, burrat mbi këmbalecë të veshur me frak zhvendosin kufijtë, i kapërcejnë ato dhe zgjerojnë horizontin. Ata nuk i ndalon askush dhe asgjë, hipin mbi ballkone, shkëmbejnë bicikletat kundrejt mobiljeve dhe gëzojnë miratimin e publikut. Mysafirët e padëshiruar nuk krijojnë kaos, vetëm një rregull tjetër. Në festivalet e rrugëve dhe ato të qyteteve, në teatrot ndërkombëtare dhe festivalet komike në Evropë dhe jashtë saj: kudo, burrat mbi këmbalecë të veshur me frak e entuziazmojnë audiencën .
Irrwisch janë artistë mbi këmbalecë dhe poetë në zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here