Gjatë vizitës së saj në Shkodër me datë 10 Shtator, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, ndaloi për një vizitë në Qendrën Rinore ARKA.
Znj. Kim u prit me dy pjesë muzikore nga grupi i sapo formuar “ARKestra” nën udhëheqjen e profesor Lorenc Radovani dhe një pjesë muzikore të luajtur nga dy talentet e reja shkodrane Juri Dajani dhe Sara Nënshati.
Znj. Kim më pas u njoh me aktivitetet e qendrës dhe zhvilloi një bisedë me shumë vlerë dhe frymëzuese me të rinjtë e Këshillit Rinor ARKA.
U.S. Embassy-Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here