?✔️Histori Suksesi me Sabina Babameto te ARKA!

Moderon bisedën: Dajana Pëllumbi

Datë 11.05.2019

? 18:00

E ftuara jone, Sabina Babameto ka mbaruar studimet bachelor për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Është diplomuar me master shkencor në Ekonomi Europiane dhe të Drejtë Biznesi në Universitetin e Romës Tor Vergata, Itali.
Aktualisht, punon si specialiste në Sektorin e Menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm, në ?Kryeministri, pozicion të cilin e ka fituar nëpërmjet programit të punësimit të studentëve të ekselencës në administratën shtetërore.

Ju presim në Qendrën Rinore ARKA për një pasdite frymëzuese dhe motivuese për të rinjtë!

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “You(Th) Match: Qasje inovative për nxitjen e zhvillimin të rinisë” zbatohet nga CODE Partners dhe Qendra Rinore Arka dhe mbeshtetet nga UNDP dhe Ambasada Britanike ne Tirane, në kuadër të programit “Mbështetje për punësimin dhe shërbimet sociale për të rinjtë dhe gratë vulnerabël në Shqipërinë e veriut”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here