“Muzika përtej të gjitha kufijve: tregime të reja për një Ballkan melodioz” synojnë të përcjellin trashëgiminë e pasur kulturore dhe larminë e përvojës njerëzore duke shndërruar muzikën e vjetër në tregime të reja që promovojnë dialog dhe nxisin vlera të të jetuarit së bashku.
Ne synojmë të shkruajmë tregime të reja të të jetuarit së bashku përmes muzikës.
Ju presim të premten, me datë 11 Shtator, ora 18:00 në Gjuhadol me muzikë të përzgjedhur nga Ballkani në udheheqjen e shkëlqyer të drejtorit artistik të projektit z. Lorenc Radovani.
Do të performojnë:
1. Jozefina Simoni – Vokal
2. Antonio Shllaku Perkusione;
3. Antonio Fierza – Piano;
4. Ermis Piranaj – Fizarmonike;
5. Emiljano Lekaj – Klarinete
6. Daniel Prendi – Kitare;
7. Daniel Rudaj – Violine;
8. Duliem Puka – Violine;
9. Gent Hoxha (Kosove) – Cifteli, fyell.