#UneVotoj – Kandidatët e Shkodrës në përballje me rininë me datë 17 Prill 2021, ora 17.00.

 Znj. Jozefina Topalli, kandidate për Shkodrën e “Levizjes për Ndryshim” do të paraqesë platformën e saj përpara rinisë shkodrane.

 Ftojmë të rinjtë e Shkodrës të vijnë si me pyetje, ashtu dhe me propozime për programe dhe politika rinore.

Iniciativa #UneVOTOJ zbatohet dhe financohet nga Qendra Rinore Arka.

#uneinformohem
#unevendos
#unezgjedh
#riniaeshkodresshprese
#zgjedhjeparlamentare2021
#qendrarinorearka

BIO

Jozefina Topalli ka lindur në Shkodër në nëntor 1963, kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Ne vitin 1994-1995 kreu kurs disa mujor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali.

Me pas u diplomua për master “Administrim publik” dhe master në “Studime europiane” në Universitetin e Tiranës. Në tetor të 2009 merr gradën shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës.

Në vitet 1995-1996 ishte kancelare dhe pedagoge në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”.

Viti 1996 shënon fillimet e karrierës së saj politike. Si kandidate e Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e saj e zgjodhën përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për gjashte legjislatura radhazi, ndërsa strukturat e Partisë Demokratike, në vitin 1997, e zgjedhin atë Nënkryetare të kësaj partie, detyrë të cilën e mbajti deri ne 2013.

Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si drejtuese e lartë e Kuvendit dhe përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike, gjithashtu edhe si anëtare e Këshillit të Europës, që nga viti 2002, Jozefina Çoba Topalli është angazhuar maksimalisht në ecurinë e reformave në vend për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndër veprimtaritë jashtë vendit, gjatë viteve 2004-2005, janë: pjesëmarrja në grupin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë; pjesëmarrja në grupin monitorues NDI/ Qendra Karter për zgjedhjet në Palestinë.

Jozefina Çoba Topalli punoi shume për Diplomacine Parlamentare në funksion të proceseve integruese të Shqipërisë në NATO dhe BE, si dhe promovimit të gjithanshëm të arritjeve, reformave, progresit dhe resurseve të vendit në arenën ndërkombëtare duke synuar krijimin, zgjerimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare.

Për të gjithë kontributin e saj znj. Jozefina Topalli është nderuar me disa çmime e medalje si: “Medaljen e Artë” nga Kryetari i Parlamentit të Egjiptit z.Fathy Souror; Forumi Ndërkombëtar Mesdhetar për Paqen “Çmimin e Mesdheut”; ajo eshte shpallur Ambasadore e Parë e UNICEF për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri nga Zyra e UNICEF në Shqipëri; kryetari i Asamblesë Legjislative të Shën Petërburgut Vadim Tulpanov në emër të qytetit të Shën Petërburgut i dorezoi “Medalje Nderi“ , për kontributin e saj të çmuar në politikë; eshte nderuar me titullin ndërkombëtar “Kalorës i Paqes i Mijëvjeçarit” nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes, në Universitetin Sacro Cuore, rajoni i Lombardisë, Itali.

Ne 2013 Jozefina Topalli, si deputete ne opozite behet nismëtare e betejes se dekriminalizimit ne Parlament.

Ne 2020 bashke me nje grup te rinjsh themelon “Levizjen per Ndryshim”, me te cilen ka hyre ne gare ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here