Akademia e Lidershipit Rinor, 18 Maj 2019, ora 11.00,
tek Qendra Rinore Arka

 Tema: “Lidership dhe motivim”

Lektor: Dr. Erion Kristo, pedagog dhe aktivist

Bio:

Erion Kristo lindi më 1972, në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe letërsi, në Universitetin e Tiranës, si dhe studimet Master. Ka studiuar për filozofi, është specializuar dhe mban gradën Doktor në Filozofi, Romë, Itali. Ka studiuar për Master në Administrim Menaxhim, Universiteti Montesquieu BORDEAUX IV, Francë. Fitues i Fulbright Scholar në Departamentin e Shkencave Politike UCLA Los Angeles.
Prej 13 vjetësh ushtron profesionin e pedagogut në Universitetin Marin Barleti, Tiranë.
Figurë e njohur e medias, publicist dhe analist televiziv prej 13 vitesh në emisionin Bardhazi, TV SCAN.
Erion Kristo është autor i mjaft tregimeve, poezive, eseve dhe shumë përkthimeve nga autorë të ndryshëm. Njohës shumë i mirë gjuhëve italiane, franceze dhe angleze. Përkthyes i më tepër se 30 titujve për fëmijë, të rinj e të rritur, letërsi dhe filozofi.
Gjithashtu, figurë e shoqërisë civile, i njohur për mbrojtjen e kauzave të ndryshme qytetare.

Akademia e Lidershipit Rinor organizohet në kuadër të projektit YOU(TH) LED – Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Angazhimit Rinor, financuar nga USAID.

#usaidalbania
#codepartners
#qendrarinorearka
#rini
#akademi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here