Takimi i rradhës i Akademisë së Lidershipit Rinor është organizuar me datë 27 Prill 2019 tek Qendra Rinore Arka.
“Bazat ekonomike e politike të shtetit të mirëqënies sociale” ishte tema që u mbajt nga një nga personalitetet më të rëndësishëm në fushēn e ekonomisë në Shqipëri, Prof. Dr #AdrianCivici.
Gjate këtij leksioni Prof. Civici nohu pjesëmarrësit me perkufizimin e shtetit i mirëqënies sociale si një shtet që zotëron kompetenca të gjera rregullatore ekonomike e sociale në shërbim të garantimit të disa funksioneve sociale që ndikojnë në mirëqënien e qytetarëve të tij.
Gjithashtu ai foli për profilizimet konkrete të tij nëpërmjet tre modeleve kryesore:
1) modeli i Bismarkut i themeluar në Gjermani në vitin 1880, i cili mbështetet në mekanizmin e “sigurimeve shoqërore”, kuotizacionet garantojnë shërbimet ;
2) modeli britanik i propozuar nga ekonomisti dhe politikani William Henry Beveridge në vitet 1940, i cili financohet nga taksat dhe siguron shërbime uniforme për të gjithë anëtarët e shoqërisë ;
3) modeli francez, që kombinon dy modelet e mësipërme, por që si objektiv ka mbrotjen sociale, ndihmën dhe drejtësinë sociale të shoqëruar me rrishpërndarjen e pasurive.

Prof. Civici foli për 4 modele të shtetit të mirëqënies qe ekzistojnë sot:

“Modeli skandinav social-demokrat”

“Modeli liberal anglo-sakson »

“Modeli i garancive sociale »

“Modeli social mesdhetar”

Gjate gjithe leksionit u bënë krahasime me Shqiperine dhe ne fund te leksionit pjesemarresit i drejtuan shume pyetje Prof. Civicit mbi atë që është Shqipëria sot dhe cilat mund të ishin rrugëdaljet nga kjo situata jo e mirë në Shqipëri.

Akademia e Lidershipit Rinor organizohet në kuadër të projektit YOU(TH) LED – Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Angazhimit Rinor, financuar nga USAID.

#usaidalbania
#codepartners
#rini
#akademi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here