- Anjeza Kronaj – Fizioterapiste tek FisioRehab, Shkoder.
- Na lumturon pa mase qe Anjeza eshte punesuar me nje kontrate nje vjecare me ane te instrumentit te burses se punes, prane studios se fizioterapise FisioRehab te Teo Kiri.
- Eshte diplomuar dhe ka mbaruar studimet master me mesatare thuajse 10.00 në Fakultetin e Mjekesise, dega Fizioterapi në Tiranë. Pas shumë perpjekjesh për ti gjetur mundësine e duhur, tashme Anjeza ka gjetur punën që dëshironte.
- Programi i përshfirjes në tregun e punës me anë të instrumentit te bursës së punës zbatohet ne kuader te projektit “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës – AID10950” financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe zbatohet nga #IPSIAACLI ne parteritet me #CODEPartners, Bashkine Shkoder, Universitetin i Shkodres “Luigj Gurakuqi, SHIS, Universitetin i Bolonjes (Itali) dhe Kooperativen Lybra (Itali)