“Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”

“Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, është një projekt që ka për qëllim të hyjë brënda procesit të deinstitucionalizimit dhe të decentralizimit e cila ka nisur në Shqipëri me ligjin social të 2005, e më në përgjithësi, brenda strategjisë kombëtare të zhvillimit të Shqipërisë që thekson investimin mbi zhvillimin njerëzorë e të kohezionit social, me një kujdes të veçantë mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve që jetojnë në kushte dhe situata të pafavorizuara.

Objektivi i përgjithshëm është favorizimi i gjithëpërfshirjes sociale i fëmijëve dhe të rinjve jetim që jetojnë në këtë territor.

Aktivitetet e parashikuara:

  1. Hartimi dhe çertifikimi i kurrikulave trajnuese që i drejtohet operatorëve social aktiv në territor, për ti mbështetur në aftësitë e atyre që merren me subjektet e pafavorizuar, në veçanti minorenët dhe jetimët.
  2. Krijimi i një Komuniteti edukativ rezident e projektuar për 10-të fëmijë, duke krijuar një mjedis mikpritës dhe të qetë ku fëmijët pa kujdestari prindërore mund të shprehin nevojat e tyre edukative dhe të jenë të shoqëruar drejt ndërgjegjësimit, përgjegjmërisë dhe autonomisë.
  3.  Fillimi i kurseve të mbështetjes shkollore, të informatikës, të gjuhës së huaj dhe të edukimit mbi autonominë, duke fuqizizuar kompetencat shkollore/gjuhëzore/informatike të jetimëve mbi moshën 16 vjeç dhe përmirësimi i kapaciteteve të bashkëjetesës dhe menaxhimin e autonomisë të përditshmërisë të atyre që janë brenda grupeve apartament.
  4. Fillimi i kurseve trajnuese profesionale dhe trajnime mbi aftësimin sipërmarrës me përfshrijen më pas të jetimëve brenda disa ndërmarrjeve sociale në territor, nëpërmjet bursave të punës. Objektivi është përforcimi i mjeteve të zhvillimit ekonomik duke favorizuar autonominë profesionale e financiare të përfituesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here