. YES Future – Financuar nga IADSA – Programi Italo – Shqiptar i konvertimit te borxhit per zhvillim
Partneri Lider: Bashkia Shkodër
Partnerë: Consulting and Development Partners – Shqipëri, IPSIA – Itali, Bashkia e Triestes – Italia;
Objektivi I pergjithshem dhe fokusi afatgjate i projektit “PO të ardhmes” është të promovojë përfshirjen sociale të të rinjve dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin social të Bashkisë së Shkodrës duke ju lehtësuar aksesin në shërbime të tilla si edukimi formal dhe joformal, sipërmarrja, kultura, informacioni dhe ICT, pavarësisht nga seksi, raca, etnia, kultura, besimi, paaftësia, mosha dhe orientimi seksual.
Në këtë linjë objektivat specifike të kësaj ndërhyrje janë:
- Përfshirja dhe fuqizimi i të rinjve, duke stimuluar kapacitetin dhe shprehitë e tyre krijuese, inovative dhe sipërmarrëse.
- Përmirësimi i aksesit në informacion për të rinjtë për punësimin, kulturën, edukimin formal dhe joformal, duke konsideruar në mënyrë të vecantë të rinjtë me aftesi ndryshe.
- Inkurajimi i dialogut rinor, përmiresimi i njohurive në qytetarinë aktive, rritja e kapaciteteve të organizatave rinore dhe forcimi i vullnetarizmit.
Aktivitetet kryesore:
- Krijimi I hapesirave publike per aktivitetet rinore; Rikonstruksioni dhe arredimi i hapesirës së identifikuar; Programimi dhe organizimi i aktiviteteve rinore në Qendrën Rinore; Përgatitja e Planit të Komunikimit dhe identiteti visual i Qendrës Rinore, materialet promocionale dhe gazeta rinore; Inagurimi I qendres rinore; Aktivitete rinore për një periudhë një vjecare.
- Krijimi i Qendres se Informacionit per Rinine ne Bashkine e Shkodres; Hapja e sportelit pranë Bashkisë së Shkodrës; Organizimi i sherbimit dhe trajnimi i stafit nga Bashkia e Triestes; Mbledhja dhe perpunimi i informacionit; Organizimi i aspekteve komunikuese (broshura, fletepalosje, ëebsite, database); Inagurimi dhe fillimi i shërbimit.
- Stimulimi i dialogut mes të rinjve dhe autoriteteve publike, inkurajimi i qytetarisë aktive, rritje e kapaciteteve të Ojf-ve rinore dhe inkurajim I vullnetarizmit; Organizim i kursit social-politik duke përfshire të rinj dhe autoritete publike; Organizim i 4 takimeve mes të rinjve dhe departamenteve të ndryshme të Bashkisë së Shkodrës ose institucioneve locale; Organizim i kursit “Cikli i menaxhimit te projekteve” për aktorët rinore (OJF rinore dhe të rinj aktive); Krijimi i rrjetit të OJF-ve, mbështetës për rininë dhe organizmimi takimeve periodike.;Organizim i 5 fushatave promocionale për inkurajimin e vullnetarizmit në fakultete të ndryshme të Universitetit të Shkodrës“Luigj Gurakuqi; Organizim i 4 takimeve me vullnetarë – promovimi I praktikës më të mirë të realizuar; Organizimi i Panairit të Parë në Bashkinë e Shkodrës- Dita e Vullnetarizmit.