“Muzika përtej të gjithë kufijve: tregime të reja për një Ballkan melodioz” synon të përcjellë trashëgiminë e pasur kulturore dhe larminë e përvojës njerëzore duke shndërruar muzikën e vjetër në tregime të reja që promovojnë dialog dhe nxisin vlera të të jetuarit së bashku.
Ne synojmë të shkruajmë tregime të reja të të jetuarit së bashku përmes muzikës.
Aktiviteti u zhvillua me datë 14 Shtator 2020 tek Qendra Rinore ARKA me muzikë të përzgjedhur nga Ballkani në udhëheqjen e shkëlqyer të drejtorit artistik të projektit profesor Lorenc Radovani.
Performuan:
1. Arvida Kullolli-Vraco – violinë
2. Anamarija Maric – violinë
3. Ajdin Mulabdic – violë
4. Isak Haračić – cello
5. Admir Vračo – trombë
U shoqëruan dhe nga grupi muzikor ARKestra.
Koncerti organizohet në kuadër të projektit ” Muzika mbi të gjithë kufinjtë: tregime të reja për një Ballkan melodioz” i financuar nga Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë (SCFA), një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga CODE Partners/Qendra Rinore Arka.