Projekti COMPLICITIES: një thirrje për artistë të 5 disiplinave (street art-murale, arkitekture design, foto e video, teatër dhe kërcim, muzikë)

Projekti “Arti Bashkohor për Modelimin e Periferive për Qytete të Banueshme-COMPLICITIES është propozuar nga një konsorcium i përbërë nga 3 partnerë (JP Kulturni Centar Tivar – Mali i Zi, Komuna e Leçes – Itali dhe CODE Partners – Shqipëri) dhe 1 partner i asociuar (Universiteti i Salentos – Itali). Gjetjet e shumta tregojnë se periferitë urbane kanë probleme të ngjashme, të lidhura me degradimin fizik dhe tensionet shoqërore. Në të njëjtën kohë, rrethinat shpesh ngjajnë me laboratorë në të cilët zhvillohen zgjidhjet inovative të qeverisjes urbane. COMPLICITIES konsideron zonat periferike si vende për zhvillim, që do të aktivizohen nga Industria Kulturore dhe Krijuese, si dhe ndërveprimi me kapitalin njerëzor.

COMPLICITIES synon të krijojë një model të përbashkët të transferueshëm për rigjenerimin e periferive bazuar në bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve lokale dhe institucioneve publike. Prandaj projekti ka nevojë për një dimension ndërkufitar për të zhvilluar një identitet të ri për zonat periferike, bazuar në rritjen e aseteve të tyre kulturore.

COMPLICITIES do të nxisë ndryshime pozitive: do të implementohet një kuadër i ri rregullator, duke promovuar pjesëmarrjen e CCIs –ve (Industria kulturore dhe krijuese) në zhvillimin e periferive. Përsosmëria krijuese e CCIs -ve do të aplikohet për zhvillimin bashkëpunues të zgjidhjeve inovative për rigjenerimin urban. Rezultatet kryesore do të jenë: miratimi i Strategjisë së Përbashkët për të nxitur rigjenerimin krijues urban dhe të Udhëzimeve të Komunitetit që veprojnë si plane veprimi lokale, duke ndihmuar autoritetet publike për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm urban; promovimin e periferive pilot si qendra krijuese për zhvillimin e projekteve krijuese nderkufitare, duke mbështetur banorët në zhvillimin e iniciativave krijuese. Projekti COMPLICITIES parashikon aktivitetin “T2 Ndërhyrjet ripërtëritëse krijuese” që synon ndërhyrje ripërtëritëse krijuese në zonat e përzgjedhura në qytetet ku zbatohet projekti (Lecce, Bar dhe Shkodër) dhe të realizuara me një përqasje artistike ndërkombetare dhe në disa disiplina.Për të realizuar këtë ndërhyrje CODE Partners së bashku me dy partnerët e tjerë (“Kulturni centar” Bar – Montenegro e CODE – dhe Comune di Lecce) shpall thirrjen për artistë (në gjuhën shqipe dhe angleze) për secilën nga 5 disiplinat (Street Art – Murale, Arkitekture Design, Foto dhe Video, Teatër dhe Kërcim, Muzikë) për përzgjedhjen e artistëve që do të angazhohen në aktivitetet e projektit.

Afati për dergimin e aplikimeve është me dt 31 mars 2019, ora 12.00

Anekse:

  • Thirrje e hapur për përzgjedhjen e artistëve të disiplinës Teatër dhe Kërcim, maksimumi 5 persona,  që do të angazhohen në aktivitetet e projektit “COMPLICITIES”

Thirrje artiste teatër_kërcim alb

CALl theater and dance artists eng

  • Thirrje e hapur për përzgjedhjen e artistëve të disiplinës Foto dhe Video, maksimumi 5 persona, që do të angazhohen në aktivitetet e projektit “COMPLICITIES” (në gjuhën shqipe dhe në gjuhen angleze);

Thirrje artiste fotografi dhe video alb

CALl photography and video artists eng

  • Thirrje e hapur për përzgjedhjen e artistëve të disiplinës Muzikë, maksimumi 5 persona, që do të angazhohen në aktivitetet e projektit “COMPLICITIES” (në gjuhën shqipe dhe në gjuhen angleze);

Thirrje artiste muzike alb

CALl music artists eng

  • Thirrje e hapur për përzgjedhjen e artistëve të disiplinës Arkitekture Design, maksimumi 5 persona, që do të angazhohen në aktivitetet e projektit “COMPLICITIES” (në gjuhën shqipe dhe në gjuhen angleze);

Thirrje artiste arkitekture design alb

CALL design artists eng

  • Thirrje e hapur për përzgjedhjen e artistëve të disiplinës Street Art – Murale, maksimumi 5 persona, që do të angazhohen në aktivitetet e projektit “COMPLICITIES” (në gjuhën shqipe dhe në gjuhen angleze);

Thirrje artiste murale / street art alb

CALL street art artists eng

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here