Nëse jeni një i ri, fotograf profesionist apo i apasionuar pas fotografisë dhe dëshironi të mësoni më shumë rreth saj ARKA ju fton në workshop-in tre ditor të fotografisë:
TRANSITION
nën udhëheqjen e Orestia Kapedani
 
– Kalimi nga një nivel në një tjetër, nga një sistem në tjetrin, nga një gjëndje në tjetrën… TRANZICIONI.
– Situata të ndryshimeve të vazhdueshme, ndaj të cilave jemi të ekspozuar gjatë jetës sonë në kontekste të ndryshme personale apo shoqërore.
– Fotografia është tranzicioni midis realitetit dhe virtuales.
– Në një workshop tre-ditor, në datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2020, do të shqyrtojmë idetë e para të këtyre proceseve në kontekstin e fotografisë përmes diskutimeve, projeksioneve dhe prezantimeve.
 
– Një “histori” e cila tregohet me një fotografi ose një seri të shkurtër fotografish do të jetë pjesë e ekspozitës që do të hapet në 8 Dhjetor, 2020.
 
– Dita e parë – Prezantim bazuar në shembuj teorikë dhe praktikë (projeksion) nga historia e fotografisë.
 
– Dita e dytë – Hulumtimi i parë në terren nga pjesëmarrësit e kursit.
 
– Dita e tretë – Vlerësimi i parë individual dhe në grup me qëllim mbështetjen e rezultatit perfundimtar.
Si të aplikoni ?
 
– Mund të aplikoni deri në 3 Nëntor 2020 duke dërguar një CV të shkurtër dhe/ose portofol artistik, si dhe një letër motivimi në adresën e emailit info@arkayouthcenter.com, duke na treguar për përvojat e deritanishme me fotografinë ose aspiratat për të mësuar rreth fotografisë
 
– 20 pjesëmarrës do të përzgjidhen të marrin pjesë në workshop qe do organizohet tek Qendra Rinore Arka, Shkodër.
———-
Ky projekt zbatohet nga #QendraRinoreARKA me mbështetjen e

Goethe-Institut

dhe nga projekti #DETMUR i cili financohet nga Creative Europe.

Image may contain: camera, text that says 'WORKSHOP FOTOGRAFIE NENTOR 2020 TRANZICIONI NEN UDHEHEQJEN E ORESTIA KAPEDANI ERSPOZITA 8 DHJETOR 2020 2 QENDRA RINORE ARKA GOETHE ZENTRUM KOOPERATIONSPARTNER 24 4 105mm 4 ARKA CODE PARTNERS DET MUR e ofeEUin'

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here